44 viktima në Iran, u përpoqën të mbajnë koronavirusin larg me alkool

Mungesa e informacionit, si dhe etja për përvetësim pa filtër, të çfarëdo lloj lajmi të shpejtë dhe të pakonfirmuar, lidhur me masat parandaluese për koronavirusin, ka rezultuar fatale në Iran, një nga vendet më të prekura në botë.

Marketing

Kështu, 44 iranianë kanë ndërruar jetë nga helmimi prej alkoolit. Sipas medias shtetërore në Iran, viktimat “e kanë tepruar me alkoolin pasi kanë lexuar thashetheme se ai mban larg koronavirusin”.

Një lajm pak a shumë i ngjashëm filloi të qarkullonte dhe në vendin tonë.

“I vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia. Dhe qenka ilaç me të vërtetë”, shkruante Fan Noli në një letër dërguar Milto Gurrës në Janar të vitit 1919.

Dhe, sot 101 vite më pas, të shumtë janë ata që besojnë se rakia lufton edhe virusin e ri të rrezikshëm. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e mbështet idenë se pijet me përqindje të larta alkooli ju mbrojnë nga koronavirusi.

Marketing