Shpërthim në Podgoricë, humb jetën një person

Në një shpërthim automjeti i cili ndodhi sot në qendër të Podgoricës, mbeti i vrarë një person.

Marketing

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën Novak Milloshev, që ndodhet pranë shkollës së Muzikës në kryeqytet.

Viktimë nga shpërthimi i automjetit “Toyota” me targa të Cetinës, është personi me inicialet N.Ç (34), i cili ka drejtuar automjetin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet zjarrfikëse, të cilat kanë shuar zjarrin, ndërkohë që një autoambulancë ka transportuar drejtuesin e automjetit në Qendrën Emergjente, e cila njoftoi se ai nuk ka mbijetuar.

Trafiku në këtë pjesë të qytetit është bllokuar, ndërsa policia po punon për të zbardhur detajet e ngjarjes.

Marketing