46 ditë pas humbjes së nënës, Melinda Ademi thotë se do të kthehet më e fortë se kurrë

15:01 | 18 Prill 2021

Marketing

Këngëtarja shqiptare është larguar nga postimet në rrjete sociale pasi bëri të ditur se i ka ndërruar jetë nëna.

Me 6 mars përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram njoftoi se nëna e saj ka ndërruar jetë duke publikuar disa fotografi bashkë me të kur ka qenë e vogël, shkruan lajmi.net.

“Më 3 Mars 2021, nëna ime e dashur Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50 vjeç. Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë trishtimin që ndiej. Ditët e fundit kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime dhe unë po mbledh forcat e mia për të shkruar këtë post kushtuar asaj sepse bota meriton të di për nënën time të mahnitshme dhe sa e vështirë ajo luftoi dhe dashuroi. Mami ti je gruaja më e fortë që njoh, ti je shoqja ime më e mirë dhe gjithmonë mund të mbështetem tek ti që të jesh aty për mua për çdo gjë. Ne gjithmonë flisnim për gjithçka, dhe unë jam aq e nderuar sa që ju njoha vërtet, dhe që isha në gjendje të marr ndihmën dhe udhëzimet tuaja. Ju keni luftuar aq shumë për dashurinë tuaj me babin, për të rritur të 4 fëmijët tuaj dhe për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi kujdesur. Ju qëndruat aq fort për gjashtë vitet e fundit për ne, dhe unë jam shumë mirënjohëse që ju thirra nëna ime. Mami faleminderit shumë që më inkurajove të mbështes karrierën time dhe faleminderit që më mbështete dhe më kuptove. Gjithë jetën time gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të të bëja krenare, dhe e di që ti je krenare për mua. Unë premtoj se do të vazhdoj trashëgiminë tuaj për të qenë gruaja më e fortë dhe më e palodhur, ashtu si ju. Të dua mami, do të më marrë malli për të folur me ty për orë të tëra, por e di tani që më në fund je në paqe. E di që do të më shikoni nga lart dhe do të më mbroni si gjithmonë, lamtumir mami jem, e di qe do te shihemi ne perseri ne XhenetNe të Allahut jemi dhe Atij i kthehemi. Kurani 2: 156”, shkroi Melinda në postim.

Ndërsa sot, ajo  thotë se do të vazhdojë ëndrrën e të ëmës për muzikë dhe se u premton fansave se nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë.

Tutje, këngëtarja ka falënderuar të gjithë për ngushëllime dhe në të njëjtën kohë fansave të saj iu ka dhënë një falënderim të veçantë.

Postimi i plotë i Melinda Ademit pa ndërhyrje:

Përshëndetje fansa, kolegë dhe shokë e shoqe. Sot janë bërë 46 ditë që nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi të ua kthej secilit person, dua të iu falënderoj me gjithë zemrën të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe vullnetin që ma keni dhuruar me çdo mesazh të mirë dhe të ngrohtë që më keni dërguar.

Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëj nënën time krenare do të vazhdojë me plot vullnet dhe u premtoj se do të kthehem edhe më e fortë se kurrë.

Fansat e mi të dashur, ju do Melinda shumë, pa juve nuk do isha këtu dhe ju premtoj që nuk do të iu dëshpëroj në asnjë mënyrë.

Shihemi shumë shpejt. /Lajmi.net/

Marketing