Siljanovska viziton shtabin e Stevo Pendarovskit

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova ka vizituar sot Shtabin zgjedhor të kandidatit të partive në pushtet Stevo Pendarovski.

Marketing

E shoqëruar nga anëtarët e ngushtë të Shtabit të saj, Siljanovska ka qëndruar për disa minuta edhe në Shtabin e Pendarovskit pas vizitës që ditë më parë i bëri edhe Shtabit të kandidatit shqiptar për president Blerim Reka.

Pas vizitës së djeshme në shtabin e Blerim Rekës sot vendosa ta vizitojë shtabin e Stevo Pendarovskit. Gjorgji Galetanovski-Çombe nuk më priti por me të pranishmit erdhëm në përfundim se të gjithë presim proces të lirë zgjedhorë’, ka shkruar në profilin e saj në twitter Siljanovska.

Marketing