Policia financiare nuk ka hyrë në BFI

Drejtoria e Policisë financiare njofton opinionin se gjatë ditë së djeshme nuk ka kryer kurrfarë kontrolli financiar në Bashkësinë Fetare Islami. Nga ky institucion njoftojnë se sot më datë 24.04.2019 deri tek ta ka arritur kërkesë për kontroll financiar në BFI.

Marketing

“Drejtoria e Policisë Financiare demanton informatat e publikuara në disa media të caktuara se më datë 23.04.2019 nga ana e personave zyrtarë të kësaj drejtorie është kryer kontroll në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame (BFI). Drejtoria e Policisë Financiare nuk ka ndërmarr kurrfarë veprimesh dhe aktivitetesh me qëllim të kontrollit të punës financiare të BFI-së. Njëkohësisht ju njoftojmë se sot me datë 24.04.2019 është pranuar një denoncim me kërkesë për kontroll financiar në BFI”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Marketing