48 raste të reja me Kovid-19 , gjithsej 711 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 48 raste të reja me Kovid-19, me këtë numri i të infektuarve shkon në 711.

Marketing

Sipas qyteteve, 11 të infektuar ka në Shkup, 25 në Kumanovë, nga një rast në Shtip, Tetovë dhe Ohër, në Prilep ka 4 raste, 3 raste ka në Strugë dhe 2 raste ka në Gostivar. Ky numër vjen nga 498 testimet e realizuara, që paraqet edhe numrin rekord të testimeve të realizuara deri më sot.

Nga Ministria njoftojnë se sipas raportit të Institutit të shëndetit publik, në statistikën e sotme do të regjistrohen edhe dy rastet e vdekjeve paraprake. Njëri rast nga Labënishta e Strugës, 63 vjeçari për të cilin Ministria njoftoi më 5 prill dhe rasti i të paraburgosurit në burgun e Shutkës, për të cilin Ministra njoftoi dje.

Gjatë ditës së sotme, nga Klinika janë çregjistruar edhe 3 pacientë, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova.

Marketing