486 pacientë në klinikat Kovid në Shkup, 39 pacientë në 24 orë, 20 vende të lira

486 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infective dhe qendrat Covid në Shkup, një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni. Vetëm në  24 orëve të fundit, në kryeqeëndër,  për shkak të komplikimeve nga virusi, janë hospitalizuar 39 pacientë të rinj. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në klinikat interne ka pasur gjithsej 15 pranime dhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, pesë në qendrën Covid të  Klinikës për neurologji, tre në Klinikën për Dermato-venerologji, një në Klinikën për gastro-entero-hepatologji, dy në Klinikën për sëmundje të syve dhe një në Klinikën për nefrologji.

Marketing
Në qendrën Covid në spitalin “8 Shtatori” ka pasur nëntë pranime të reja, ndërsa në Klinikën infektive 15 pranime. Gjatë 24 orëve të fundit, në shtëpi 27 pacientë të shëruar janë lëshuar nga spitalet.
Aktualisht spitali me më shumë pacientë Covid është Klinika për Sëmundje Infektive ku gjenden të shtruar 159 pacientë, më pas vjen spitali “8 Shtatori” me 108 pacientë, në klinikat e tjera ka nga 52 deri në 16 pacientë. Korona nuk ka kursyer as fëmijët, megjithëse ata nuk janë në grupet e rrezikuara. Në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët- Kozle, janë 40 pacientë, prej të cilëve 10 fëmijë dhe 30 të rritur.
Megjithë shifrat e larta të pranimeve gjatë ditës së djeshme, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në orën 8 të mëngjesit të së mërkurës, në spitale ka pasur rreth 20 vende të lira, pritet gjatë ditës, pas lëshimeve të kryera të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë edhe në Klinikën për sëmundje infektive edhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet infektive janë të pajisura me sasi oksigjeni dhe mund të kujdesen pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Marketing