5 rregullat për ta përzgjedhur një bostan fantastik

Momenti kur pret shalqirin në një ditë të nxehtë vere është thikë me dy presa.

Marketing

Dëshira për zbuluar nuancën e kuqe dhe rrëzëlluese të zemrës mund të shuhet shumë shpejt, nëse shalqiri që keni blerë nuk është i pjekur mjaftueshëm.

Përzgjedhja e një shalqiri të shijshëm e të kuq flakë kërkon një farë mjeshtërie që në shoqërinë shqiptare për shumë kohë i është atribuar meshkujve të shtëpisë.

Me këto këshilla do të mësoni se si të përzgjidhni shalqirin e duhur, të kuq flakë, të ëmbël e mos të zhgënjeheni kurrë.

Njollat e mëdha

Lëvorja e shalqiri zakonisht ka njolla të cilat janë të bardha dhe të verdha.Këto njolla formohen gjatë vendosjes së shalqirit në tokë ose në fushë.

Shalqiri me shijen më të mirë ka një njollë të madhe me ngjyrë kremoze me nuancë të verdhë.Shmangni shalqinjtë me njollë të bardhë sepse janë pa shumë shije.

Sa më e verdhë njolla aq më i mirë shalqiri.

Të vrarat e lëvores

Të vrarat e lëvores që formojnë një rrjetë kafe të mirëfilltë ndodhin si pasojë e pllenimit të lules së bimës nga një insekt.

Sa më e madhe të jetë e vrara në fjalë, aq më i ëmbël do të jetë fruti.

Forma

shalqiri që ka formë gjatoshe dhe të zgjatur është më i lëngshëm, ndërsa shalqiri i rrumbullakët është më i ëmbël.

Bishti

Bishti i shalqirit duhet të jetë i tharë dhe jo jeshil.

Nëse ai është jeshil, atëherë shalqiri nuk është mjaftueshëm i pjekur.

Përmasat

Përmasa ka rëndësi në përzgjedhjen e shalqirit.

Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur, ju këshillojmë që gjithmonë të kapni një shalqi mesatar por jo shumë të madh dhe as fare të vogël.

Marketing