5 vjeçari që ka gjashtë rekorde botërore

Djaloshi me nofkën “5 vjeçari Schwarzenegger” ka gjashtë rekorde botërore për pompa.

Marketing

5 vjeçari i cili quhet Rakhim Kurayev fitoi një Mercedes për shkak të aftësive të tij të mrekullueshme.
Këto rekorde i ka konfirmuar edhe njeriu i afërt i presidentit rus Putin, Kadyrov.

“Ai bëri 1000 pompa në kohën më të shkurtër-40 minuta e 57 sekonda, 2000 pompa në kohën më të shkurtër-1 orë e 30 minuta e 47 sekonda, më së shumti pompa brenda dy ore- 2559 dhe bëri 3000 pompa në kohën më të shkurtër 2 orë 22 minuta e 9 sekonda.”, u shprehë Kadyrov për mediat ruse.

Rekordi i tij me 4105 pompa nuk është pranuar ende për shkak të kualitet të keq të videos.

Marketing