Me 50 milionë euro do të modernizohet bujqësia e Maqedonisë së Veriut. Është planifikuar ndërtimi i qendrave blerëse shpërndarëse, përforcim të kapaciteteve për IPARD, krijim të sistemit për heqjen e nënprodukteve me origjinë shtazore dhe trajnim për bujqit.

Pjesa më e madhe e mjeteve apo 46 milionë euro janë siguruar nga Banka Botërore, ndërsa katër milionë janë mjete grant nga Komisioni Evropian. Projekti është pjesë e kornizës katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore për çfarë kohëve të fundit u nënshkrua marrëveshje.

Përfitim nga projekti do të kenë bujqit, përpunuesit, zinxhirët e shitjes me pakicë dhe konsumatorët, por impakt do të ketë edhe mbi të gjithë ekonominë.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha, rëndësi më të madhe për bujqit do të ketë komponenta e parë e projektit, për të cilën do të ndahen 32 milionë euro. Me këtë kompenentë janë planifikuar ndërtimi i platformës bujqësore-ushqimore në Shkup, qendra blerëse-shpërndarëse në Strumicë dhe Resnjë dhe rritje të qasjes deri te shërbimet këshilldhënëse për prodhuesit bujqësor dhe për sektori e agro-biznesit.

“Platforma bujqësore-ushqimore në Shkup, që do t’i mbulojë edhe rajoni e Pollogut dhe rajonin e Kumanovës, do të përmbajë qendër blerëse-shpërndarëse, depo të thata bashkëkohore, frigoriferë me performanca të cilat deri më tani nuk ekzistojnë në shtetin tonë, si dhe qendër speciale teknike e cila do të përmbajë stacuon për pastrim dhe dezinfektim të kamionëve, pajisje ndihmëse për reciklim të mbeturinave”, sqaroi Hoxha në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Është planifikuar të ndërtohet edhe fabrikë pr nënprodhime me origjinë shtazore.

Ministri i Financave Fatmir Besimi konsideron se ky projekt është me rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë e përgjithshme duke pasur parasysh se pjesëmarrja e bujqësisë në BPV është rreth 10 për qind.

“Nëse merret parasysh se gjysma e territorit të vendit është nën sipërfaqe bujqësore, potenciali për kontribut të bujqësisë në BPV është shumë i madh. Nevojiten zgjidhje sistematike të cilat do të sigurojnë prodhim më masiv, më cilësor, ndërsa me këtë edhe më konkurrues, rrjetëzim dhe krijim të një sistemi të mirë për plasman të sigurt të prodhimeve bujqësore dhe përmirësim të kapaciteteve institucionale, veçanërisht në drejtim të shfrytëzimit të fondeve evropiane”, tha Besimi.

Mjetet nga Banka Botërore janë marrë me kushte të volitshme, me fat të pagesës për 12 vjet, me periudhë të përfshirë grejs prej katër vjet dhe me normë interesi prej gjashtë muajve EURIBOR të rritur me një hapësirë fikse, që për momentin arrin 0,1 për qind.

“Përmes këtij projekti presim të kontribuojmë për më shumë vende pune në mjediset rurale dhe t’i përmirësojmë të ardhurat me një qasje më të mirë në treg, trajnim të lartë cilësor dhe shërbime këshilldhënëse”, theksoi drejtori i Bankës Botërore në vend, Masimilijano Paoluçi në video fjalim.

Artikulli paraprakTetovë, u mbajt edicioni VIII i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”
Artikulli tjetërDo të rritet TVSH-ja për energjinë elektrike për amvisëritë? Përgjigjet Besimi