Policia e Elbasanit godit një grup kriminal në fushën e Trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake.
Në finalizim të operacionit të koduar “Uraka 1”, u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta dhe fishekë, ndërsa u vu në pranga 32 vjeçari nga Maqedonia me banim në Kosovë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative-ligjore nga ana e Specialistëve të Hetimit të Krimeve dhe Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar është finalizuar operacioni policor i koduar “URAKA 1”.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur fshatin Urake, qyteti i Prrenjasit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ylber Suma, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë,

Pasi gjatë kontrollit te automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë , policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë.

Ky shtetas këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.