500 policë mësyjnë zyrat e gazetës opozitare në Hong Kong, arrestojnë drejtuesit

Drejtuesit e gazetës opozitare “Apple Daily” janë arrestuar nga policia e Hong Kongut mëngjesin e së enjtes.

Marketing

Zyrtarisht, Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Policisë së Hong Kongut tha se pesë drejtorë të një kompanie ishin arrestuar nën dyshimin e bashkëpunimit me një vend të huaj për të rrezikuar sigurinë kombëtare. Deklarata nuk përmbante asnjë detaj tjetër mbi operacionin.

Nga ana e saj “Apple Daily” tha se pesë nga drejtorët e saj, duke përfshirë kryeredaktorin dhe shefin ekzekutiv, ishin arrestuar. Sipas gazetës, rreth orës 7:30 të mëngjesit rreth 500 oficerë mbërritën në selinë e gazetës dhe rrethuan zonën.

Masa ëshë konsideruar si goditja më e fundit ndaj pronarit të gazetës Jimmy Lai, i cili është tashmë i burgosur dhe i janë ngrirë të gjitha asetet ekonomike.

Lai u arrestua në gusht të vitit të kaluar dhe më vonë u akuzua sipas ligjit të sigurisë kombëtare të vendosur nga Kina. Ai ka qenë në burg që nga dhjetori pasi iu refuzua garancia dhe përballet me tre akuza, përfshirë bashkëpunimin me një vend të huaj.

Marketing