500 shtëpitë që do të ndërtojë Turqia, shumë shpejt përfundon projekti

Qeveria dhe grupi i ekspertëve të mbërritur nga Turqia kanë nisur punën në terren për ndërtimin e 500 banesave për familjet e prekura nga tërmeti.

Marketing

Zëvendës presidenti i entit turk të banesave tha se shumë shpejtë do të përfundojë projektimi i ndërtesave dhe do të nis puna në terren.

“Mund t’ju them që jemi në përfundim të dizejnimit të godinave që do të ndërtohen në zonën e Laçit. Po bëhen të gjitha përgatitjet në lidhje me fillimin e punimeve të ndërtimit në këto zona gjithmonë duke respektuar arkitekturën vendase.

Ndërsa ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk tha se lagjet e ndërtuara do të kenë të gjitha shërbimet publike që u nevojiten banorëve.

“Në kuadër të këtij projekti është edhe ndërtimi i një parku për fëmijë që do të jetojnë aty. Do të ketë një qendër tregtare, do të ketë parkingje pra gjithçka që i nevojitet një komuniteti”.

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit presidenti turk Erdogan premtoi ndërtimin e 500 banesave si ndihmë për Shqipërinë.

Marketing