53-vjeçari nga Haraçina kapet duke transportuar 10 migrantë ilegal

Policia mbrëmë në ora 21:30 në autostradën Veles – Shkup te vendi i quajtur “Shtipska Kluçka” gjatë kontrollit të automjetit “Opel Omega” me targa të Shkupit të drejtuar nga 53-vjeçari I.M. nga Haraçina, në automjetin ka gjetur dhjetë migrantë ilegalë.

Marketing

Siç informojnë nga SPB Veles, punohet në zbardhjen e rastit.

Siç sqaron zëdhënësi Veroljub Dodevski, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngritet padi adekuate kundër personit I.M.