ITSHKSH dhuroi libra për gjimnazin’Zef Lush Marku’

ITShKShM i dhuroi bibliotekës së Gjimnazit “Zef Lush Marku” libra nga sfera të ndryshme shoqërore, me qëllim të pasurimit të bibliotekës me tituj të rinj. Sipas drejtorit të ITShKShM-së, Skender Asanit, këto libra i jepen këtij institucioni arsimor, me shpresë se ato do të përdoren nga nxënësit për të zgjeruar horizontin e tyre me njohuri të reja nga fusha të ndryshme.

Marketing

“Duhet të ekzistojë gjithnjë vullneti, sidomos i profesorëve, që tua servojnë këto libra, por edhe nevoja e vet nxënësve që vet të jenë të interesuar që t’i lexojnë këto libra.”,- deklaroi drejtori i ITShKShM-së, Skender Asani.

Edhe udhëheqësia e gjimnazit mirëpriti këto libra, ndërsa nxënësit premtuan se do të jenë vizitorë më të rregullt të bibliotekës dhe do interesohen për tituj të rinj, sidomos ata të sferës së historisë.

“Uroj që të mos e harroj këtë traditë dhe jemi të nderuar që iniciativa që ka filluar në ITShKShM ka filluar me “Zef Lush Markun”, ju nxënës e meritoni, andaj ka filluar edhe me ju.”,- u shpreh zëvendësdrejtori i Gjimnazit “Zef Lush Marku”, Kemal Matoshi.

“Duke marrë parasysh se tani u furnizua me më shumë libra, sidomos ato që lidhen me historinë shqiptare, me trashëgiminë kulturore dhe jemi falënderues për dhurimin që e bën instituti.”,- theksoi një nxënëse.

“Shpresoj se do të kemi më shumë libra të dhuruara, që do të jenë në dobi të nxënësve, të profesorëve dhe të të gjithëve.”,- u shpreh një nxënës.

Dhurimi i librave do të shndërrohet në traditë, e cila do të përfshijë edhe institucione tjera, ndërsa nxënësit do të kenë për obligim vizitën e ITShKShM-së për të mësuar më shumë për traditat dhe vlerat kombëtare

Marketing