Qendra Rinore – Çair, realizon projektin ‘Edukimi i rinisë nëpërmjet sportit’

Në Qendrën Rinore në komunën e Çairit u prezantua projekti “Edukimi i rinisë nëpërmjet sportit”. Ky projekt ka për qëllim që nëpërmjet sportit të rinjtë të jenë pranë njëri-tjetrit.

Marketing

“Ne me OJQ-të jemi partner kredibil, kemi një platformë ku me sukses do të veprojmë për përmirësimin e cilësisë. Gjithashtu kemi besim se me aktivitete nëpërmjet sportit të rinjtë do të jenë më afër njëri-tjetrit.”,- theksoi ambasadorja e ShBA-së, Kejt Mari Berns.

“Këto projekte janë që ne po i rirealizojmë, interesi është mjaftë i madh, bëhet fjalë për 5 muaj. Në Qendrën tonë Rinore kanë vërshuar një numër i madh i të rinjve, ku target i kemi shkollat e mesme, por edhe nga shkollat fillore, por edhe nga universitet që vijnë shumë studentë.”,- tha kryetari i Qendrës Rinore- Çair, Burim Latifi.

“Atë që ne kemi parë nga tereni që nëpërmjet sportit mundet shumë lehtë të lidhemi me të rinjtë si dhe mundet të përcjellim mesazhe edukative dhe t’i mësojmë. Nëse sporti është i targetuar mund të ndikojë shumë tek të rinjtë.”,- u shpreh drejtoresha e OJQ “Takt”, Silvija Mitevska.

“Projekt shumë i mirë, mendoj që duhet të intervenohet tek mosha e cila ishte prej 13 deri në 16. Mendoj se mosha duhet të ulet, të fillojë nga mosha 10 vjeç, do të ishte më mirë dhe më gjithëpërfshirës.”,- theksoi Sabri Ramadani nga Klubi i Karatesë “Shkupi” në Çair.

Në këtë qendër po realizohen edhe projekte tjera si detektimi i liderëve të rinj urban, kurse të gjuhës angleze pa pagesë si dhe projekti flasim hapur, ku diskutohet për probleme të ndryshme që e prekupojnë rininë.

Marketing