Votimi i ligjeve për PP/ Xhaferi: Ftoj VMRO-në të ankohet në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, i bindur në rregullshmërinë e votimit të Ligjit për Prokurori Publike dhe Këshillit të Prokurorëve, fton VMRO-DPMNE-në që t’u japë fund deklarimeve për parregullsi në votimin e ditës së fundit në kuvend, duke ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese. Nga “Argument” në TVM2, Xhaferi thotë se parlamenti i ka të arkivuara gjitha aktivitetet të cilat dëshmojnë punën e pakontestueshme.

Marketing

“Janë të lirë që këtë nismë ta bëjnë para organit përkatës dhe besoj që nuk ka kurrfarë argument që kjo çështje të pezullohet, gjegjësisht të kontestohet për faktin që procedurat janë respektuar deri në fund. Unë nuk kam kurrfarë dileme për punën time. Kush ka dilema është i lirë që të veprojë dhe të ngrejë iniciativa, janë të drejtat e tyre.”,- tha kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Marketing