Rasti ‘Reketi’, gjykimi shtyhet për nesër

Gjykimi për rastin “Reket” është anuluar për ditën e premte, pasi që ish-kryetari i komunës Qendër, Vladimir Todoroviq, nuk është paraqitur në Gjykatë, ku ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa mbrojtja për seancën e radhës duhet t’i sigurojë dëshmitarët. Todoroviq, me shkrim e ka njoftuar gjykatën se nga 25 deri më 28 shkurt do të qëndrojë në Bullgari për shkak të detyrimeve afariste. Todoroviq është një nga 12 dëshmitarët e propozuar nga i pandehuri, Bojan Jovanovski.

Marketing

Gjykatësja, Vaska Nikollosvska-Masevska, informoi se Gjykata e refuzon kërkesën e të pandehurit, Bojan Jovanovski, për pezullim të masës së arrestit. Prokuroria Themelore Publike për Përndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë, Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

I akuzuari i tretë për rastin “Reket”, Zoran Milevski-Kiçeec, e pranoi fajin për veprën “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.

Marketing