Inspektoriati Komunal,Shilegov: Janë shtuar kontrollet në teren

Inspektorati i Qytetit të Shkupit ka rritur angazhimin në teren, duke aplikuar kujdestari 24 orëshe të inspektorëve komunalë, thotë kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Marketing

Sipas tij, janë kryer kontrolle të përditshme në kantierat e ndërtimit, kontejnerët nëntokësorë, realizojmë aksione në bashkëpunim me MPB-në për largimin e tregtarëve jolegal në Bitpazar, Tregun e Gjelbër, tregun në Çento, Bunjakovec në rrugën Maqedonia dhe sheshin Maqedonia.

Për të qenë më të suksesshëm në këtë drejtim, Shilegov paralajmëroi themelimin e policisë së qytetit e cila do t’i asistojë inspektorët gjatë kryerjes së punës së tyre.

“Kur i largojmë tregtarët jashtë tregjeve të gjelbra në qytetin tonë e jo vetëm në Bitpazar, patjetër të kemi bashkëpunim edhe me institucionet tjera, por pas zgjedhjeve pres që të miratohet Ligji për Policinë Komunale, kur qyteti do t’i marrë në tërësi ingerencat dhe atëherë pres që të rritet efikasiteti.”,- tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Vitin e kaluar Inspektorati i Qytetit të Shkupit shënon rritje në sasinë e punës në të gjitha llojet e inspektimit. Janë rritur për 134 për qind inspektimet me kërkesë të qytetarëve.

Marketing