Rasti ‘Monstra’, Xhaferi-Bexheti:Ishim të shqetësuar për rastin

Ish-ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti, ish-zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, dhe pjesëtari i MPB-së, Zoran Trajkovski, dëshmuan për rastin “Mostra”. Bexheti e Xhaferi nuk i kujtojnë detajet e bisedave të disa viteve më parë, por për shkak të përgjegjësisë politike, thonë se sigurisht që janë interesuar për rastin dhe bisedat kanë pasur qëllim pengimin e eklaimit të situatës së krijuar pasur parasysh se presioni mediatik ka qenë i madh. Përkujtuan se BDI ka kërkuar rigjykim dhe kyçje të ndërkombëtarëve në këtë rast.

Marketing

“Ato po mundohen të rikthejnë bisedat normale që kanë qenë për shkak të shqetësimeve për një ngjarje shumë tronditëse.”,- tha dëshmitari, Musa Xhaferi.

“Me vetë faktin që BDI edhe sot ka kërkuar në këtë rast dhe disa raste të tjera të ketë rigjykime, kyçje të institucioneve relevante ndërkombëtare, tregon që kemi pasur dallime dhe ato dallime kemi konsideruar dhe konsiderojmë që mbi të gjitha të shëndetshme për shtetin, për institucionet e shtetit dhe jurisprodencës që të evitohen ato dallime dhe të rritet mirëbesimi i të gjithë qytetarëve ndaj organeve të jurisprudencës.”,- u shpreh dëshmitari, Blerim Bexheti.

Trajkovski: Kisha informata se mund të ndodhë diçka

Pjesëtari i MPB-së, Zoran Trajkovski, tha se ka pasur informacione nga dy burime se në prag të festës së pashkëve do të pësojnë persona të pafajshëm, por jo se çdo të ndodhë në Smillkovë.

“40 apo 50 ditë para ngjarjes kisha informacion se në rajonin e Likovës sërish janë paraqitur persona të uniformuar paraushtarakë. Për dallim nga hera e parë kur kanë bartur emblemën e UÇK-së, tani më është thënë se mbajnë emblemën Ilirida. 10 apo 15 ditë para ngjarjes më është thënë se do të sulmohet patroll policor apo persona të pafajshëm. Atë e thashë edhe tek inteligjenca ushtarake dhe deputetët. Nuk i tregova burimet, por në asnjë moment nuk u përmend liqeni i Smillkovës.”

Raufi: Dëshmitë nuk treguan asgjë të re

Për avokatin mbrojtës, Naser Raufi, dëshmia e Bexhetit dhe Xhaferit nuk ndryshon rrjedhën e gjykimit.

“Ju vetë e dini që ka qenë një situatë e ndërlikuar dhe sensitive që ka mundur të vijë deri tek përplasja etnike. Mendoj se ky menaxhim nga ana e dy dëshmitarëve ka qenë i nevojshëm dhe i arsyetueshëm dhe asgjë tjetër nuk doli prej këtyre dëshmive.”,- theksoi avokati, Naser Raufi.

Seanca e radhës do të mbahet më 16 mars.

Marketing