6 cisterna janë nisur drejt Koçanit për të shuar zjarrin

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup dhe Higjiena Komunale – Shkup i kanë dalë në ndihmë Koçanit.

Marketing

Kanë dërguar 6 cisterna, me qëllim që të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit i cili gjatë pasdites kaploi Koçanin, njoftojnë nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.

Shpresojnë se kjo ndihmë do të kontribuojë që sa më shpejtë të shuhet zjarri, transmeton TV21.

Përndryshe, zjarre aktve ka thuajse në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, por më alarmante është situata në Koçan.