Komuna e Çairit, vazhdon të realizojë aktivitetet e parapara për një jetë më të mirë dhe më të denjë për banorët e saj. Kësaj radhe mikpritëm ndihmën e Zimri Arifi, bashkëkombasi ynë i cili punon dhe vepron në Zvicër. Ai sot donoi 6 karroca për personat me nevoja të veçanta, të cilat do të ju ndihmojnë personave që më lehtë ti kryejnë nevojat e tyre dhe të lëvizin lirshëm.

Përndryshe, Komuna e Çairit ka përpiluar Plan aksional për personat me nevoja të veçanta, i cili është në realizim e sipër dhe i cili përmban të gjitha elementet dhe standardet që si Komunë ndjejmë për obligim ti realizojmë me të vetmin qëllim që edhe kjo kategori e qytetarëve të ndjejë lirinë dhe qasjen e barabartë me të gjithë banorët e tjerë të Komunës së Çairit.

Donacioni në fjalë u realizua në bashkëpunim me Shoqatën “Shpresa” e cila zgjodhi personat që më së shumti kanë nevojë për këto karroca.

Shefja e Kabinetit Fisnike Osman falenderoi donatorin dhe Shoqatën “Shpresa” për bashkëpunimin e sinqertë me Komunën e Çairit, duke shpresuar se ky donacion do të inicojë edhe bamirës të tjerë për të ndihmuar kategoritë e ndryshme sociale që kanë nevojë dhe ndihmë.