60’ nga mbyllja e kutive, PS thirrje qytetarëve: Dilni votoni

schedule17:52 – 25 Prill, 2021

Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale Bora Muzhaqi në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.

“Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri tani e bënë detyrën e tyre. Sa më shumë të merrni pjesë në zgjedhje aq më shumë politika i merr parasysh hallet, shpresat dhe ëndrrat tona. Janë vetëm 5 minuta, votoni, votoni, votoni” ishte apeli i fundit nga PS.

Marketing
Marketing