62 % e grave në Kosovë kanë përjetuar ngacmime seksuale

Sipas hulumtimit të Rrjetit të Grave 68 përqind e grave kanë përjetuar dhunë të çfarëdo forme. Mbi 62 përqind e vajzave dhe grave kanë përjetuar ngacmime seksuale në Kosovë.

Marketing

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Ajo në emisionin “Click” në RTV 21 , tha se këto statistika bazohen në një hulumtim të bërë nga ky rrjet.

“Ne e kemi bërë hulumtimin për dhunën në familje specifikisht ku e kemi parë se 68 përqind e grave dhe vajzave janë deklaru se gjatë jetës së tyre kanë përjetu ndonjë formë të dhunës, e mbi 62 përqind e grave dhe vajzave janë deklaru se kanë përjetu ngacmime seskuale.”, tha Berisha në emisionin “Click”.

Lidhur me rastin e të miturës në Drenas, Berisha tha se kjo mund të cilësohet si dhunim, shantazhim, keqpërdorim i detyrës zyrtare. Ajo po ashtu shtoi se përveç që dhuna ndaj grave është dukuri, e tillë është edhe mosreagimi institucional në ankesat e grave.

Marketing