Temperaturat tejet të larta, kanë vrarë të paktën 65 persona në vetëm tre ditë në Karaçi, Pakistan. Ato arritën 44 gradë të hënën, njoftojnë mediat lokale.

Situata u përkeqësua si shkak i ndërprerjeve të energjisë në gjithë vendin dhe agjërimit të vazhdueshëm në muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit shumë myslimanë nuk hanë dhe nuk pinë për orë të tëra.

Vala e nxehtësisë ka arritur edhe në Indinë qendrore dhe veriore.
Temperaturat pritet të mbesin të larta deri në ardhjen e shirave të cilat parashikohet të vijnë në fillim të qershorit në jug të Indisë për të vazhduar në veri gjatë gjithë muajit, që përkojnë me fundin e Ramazanit më 14 qershor.

Artikulli paraprakAvokati i Trumpit “është paguar” nga Ukraina për të organizuar takimet në Shtëpinë e Bardhë
Artikulli tjetërDimitrov: Me lidership deri në tejkalimin e dallimeve rreth emrit