65 vjeçari shqiptar godet me sqepar në kokë gruan

Sërish dhunë në familje.

Marketing

Pas ngjarjers së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Milot, ku gruaja vrau me armë zjarri të shoqin, këtë të hënë në Memaliaj, 65 vjeçari Ferik Myrtaj ka qëlluar me sqepar në kokë gruan.

Fillimisht i moshuari është konfliktuar me gruan e tij, 57 vjeçaren me incialet A.M, e më pas e ka qëlluar me një sqepar në kokë.

“Në pranga u vu Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.

Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.”-njofton policia.

Marketing