67-vjeçaren në Strumicë e kanë vrarë dy fëmijë!

Dy fëmijë e kanë vrarë 67-vjeçaren, D.M. në Strumicë për të cilën u raportua dje se është gjetur e vdekur.

Marketing

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, fëmijët janë të moshës 13 dhe 14-vjeçare dhe pas obduksionit të trupit të pajetë të 67-vjeçare, është konstatuar se vdekja ka ardhur si pasojë ngufatjes me dhunë.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe është kryer obduksion me urdhër të prokurorit publik, gjatë së cilit është konstatuar se vdekja ka ardhur nga dhuna, për shkak të ngufatjes. Për shkak se dyshohet se janë kryerës të veprës penale “vrasje”, më 19.02.2021 nga liria janë privuar, në Gjevgjeli një i mitur – fëmijë (13 vjeçar) dhe në Strumicë një 14-vjeçar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjithashtu, njoftohet se janë kryer edhe bastisje në shtëpitë e fëmijëve, dyshues të vrasjes dhe nën prezencë të punëtorit social, avokatit dhe prindërve në SPB Strumicë të njëjtit janë marrë në pyetje. Ndaj të njëjtëve do të parashtrohen masa përkatëse.

Gjetja e 67-vjeçares pa shenja jete në shtëpi të saj, ka ndodhur dje, pas një denoncimi në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strumicë.

Marketing