7 Marsi-Dita e mësuesit, Çairi dhe Saraji me manifestim të përbashkët

Nesër ( e diel) në ora 12:00 në Hotel Aleksandar Palace, këshilli organizativ për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit i përbërë nga Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit ju fton të merrni pjesë në manifestimin e organizuar për të nderuar kontributin dhe sakrificën e mësuesve të përndjekur dhe të diferencuar politik në periudhën e komunizmit.