8 Marsi, marsh protestues në Shkup për të drejtat e grave

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, para Ministrisë së Punëve të Brendshme u organizua Marshi i pestë për të Drejtat e grave.
“Në këtë marsh protestues nën slloganin ‘Shteti që nuk vepron është shtet që përdhunon” u dërgua mesazhi se nuk munden grate të jenë të lira, kur ende po luftojnë për të drejtat e tyre të punës, dinjitetin dhe respektin, derisa jetojnë nën kërcënimin e dhunës dhe diskriminimit sistemik”, thonë nga Platforma për barazi gjinore, të cilët së bashku me aktivistet e të drejtave të grave e organizuan marshin e 8 marsit.
Marshi për të drejtat e grave filloi para Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek Parku “Gruaja Luftëtare”. Paraprakisht, Platforma u dërgoi një kërkesë dhe apel punëdhënësve që të lironin punëtorët nga detyrat e tyre në 8 Mars nga ora 14:00 deri në ora 17:00, në mënyrë që të marrin pjesë në marshimin e këtij viti. Edhe statistikat flasin se ende shum mbetet për të bërë në drejtim të barazisë gjinore, pasi nga 80 komuna të vendit vetëm 6 udhëhiqen nga femrat, ndërsa në qeveri ka vetëm katër gra ministre, ndërsa vendi ende nuk ka pasur femër kryeminsitre apo presidente. Diskriminimi vërehet edhe sa I përketë punësimit pasi 61% e të punësuarve janë meshkuj ndërsa 39 përqind femra. Të drejtat e njeriut nuk bëjnë dallim mes femrave dhe meshkujve thonë nga istituti për të drejtat e njeriut.
“Për fat të keq edhe në ditët e sotme ka probleme në këtë qasje, prandaj duhet bërë diçka që ta ndryshojmë këtë gjendje”….
“Barayia gjinore nënkuton vlerësim të barabartë për angazhimin në të gjitha vendet e punës kur grate dhe burrat kanë kualifikime të njejta dhe kapacitet.” , thanë protestuesit.
Ndryhe 8 Marsi si ditë ndërkombëtare e gruas është shpallur nga Kombet e bashkuara me qëllim kremtimin e rolit të gruas në histori, si dhe luftën e saj për barazi, drejtësi, paqe dhe zhvillim.