814 viktima dhe 24 099 persona të infektuar me COVID në Itali

Italia vijon të shënoj raste të larta të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi COVID-19.

Marketing

Sipas raportimeve, nga autoriteti shëndetësor mësohet se në 24 orët e fundi janë regjistruar 24.099 persona të infektuar nga 200 000 tamponë të kryer.

Sa u përket vdekjeve edhe ditën e sotme shteti fqinj ka shënuar një numër të lartë. Bëhet me dije se janë 814 persona të cilët e kanë humbur betejën me virusin COVID.

Situata vijon të mbetet kritike gjithashtu edhe në spitale dhe rajone të cilat konsiderohet si zona të kuqe.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 1.688.939, ndërsa numri i viktimave është gjithsej 58.852.