84 persona shkelin orën policore, arrestohen 67 persona

Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën 18/18.04.2020 lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në gjithë shtetin 84 persona nuk e kanë respektuar orën policore, pas çka janë arrestuar 67 persona, ndërsa për të tjerët do të pasojnë masa adekuate.

Marketing

Sipas të dhënave të MPB-së gjatë natës së kaluar 31 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 43 kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim respektivisht vetizolim dhe nuk është evidentuar mosrespektim u masës për izolim dhe vetizolim.

Marketing