Nga dita e premte pasdite deri të hënë në mëngjes, gjatë festave të Pashkëve të zgjas ora policore, është një nga masat për të cilat do të diskutohet në seancën qeveritare, dhe më pas do të diskutohet nëse të njëjtat masa do të vlejnë edhe për vikendet më pas, ka thënë sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në diskutimin e hapur në Qeveri.

“Saktë se cila masë do të vendoset për vikendin e ardhshëm do të vendoset në seancat qeveritare që do të mbahen në ditët në vijim. Njëri propozim është që ora policore të zgjas nga e premtja pasdite nga ora 16.00 deri të martën në mëngjes, që donë të thotë një ditë do të shtohet, pra e hënë”, ka thënë ministri Filipçe, përcjell SHENJA.

Ministri dhe epidemiologët janë të pajtimit se skenari më i keq ishte 1000 shtretër dhe 1000 pacientë, por për fat të mirë, thonë ata, nuk ka ndodhur kjo për shkak masave të ndërmarra dhe tani ka kapacitete të lira me faktin që një e treta e Klinikës infektive në Shkup është e zbrazur, ndërsa Spitali “8 shtatori” është tërësisht e zbrazur.