Në Spitalin e Pejës po trajtohen 86 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 61 pacientë janë në oksigjenoterapi, dhe 3 të tjerë në CPAP.

Ndërsa 11 pacientë janë në gjendje me të rëndë shëndetësore.

Po ashtu nga spitali kanë njoftuar se 24 orët e fundit, 8 persona janë shëruar nga COVID-19.