9 aksidente në Shkup, lëndohet rëndë një person

Një person është lënduar rëndë, ndërsa 6 të tjerë janë lënduar më lehtë në gjithsej 9 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Marketing

Sipas informacioneve të SPB Shkup, 36 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Nga trafiku janë përjashtuar 21 shoferë prej të cilëve 3 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 17 të tjerë para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit si dhe një shoferë fillestar. Janë hasur 15 automjetet të paregjistruara, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 39 automjete.

Janë sanksionuar edhe 17 drejtues të mopedit dhe motoçikletës të cilët nuk kanë mbajtuar kasketë mbrojtëse.