9 raste të reja me koronavirus, numri i përgjithshëm shkon në 85

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë deri në ora 12:00 shkon në 85.

Marketing

Raste me koronavirus deri më tani ka në qytetet e Shkupit, Dibrës, Shtipit, Kavadarit, Gostivarit dhe Ohrit.