9 të vdekur në 24 orë, Greqia shtyn masat deri më 27 Prill

9 persona kanë humbur jetën në Greqi në 24 orët e fundit pasi janë prekur nga koronavirusi, duke i detyruar autoritetet helene të shtyjnë masat shtrënguese deri në 27 Prill.

Marketing

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për situatën nga pandemia, Sotiris Tsiodras bëri me dije se numri i viktimave në vend u rrit me 9 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar në 68 bilancin total.

Ndërkohë që numri i personave të infektuar ka kapur shifrat e 1673, me 60 raste të reja në ditën e fundit.

Aktualisht në spitalet e vendit ndodhen 92 persona në gjendje të rëndë dhe të intubuar.

Ndërkohë Italia, kur sot pati një rënie të numrit të viktimave, është shprehur se po sheh mundësinë e lirimit të disa masave, vetëm pas Pashkëve.

Marketing