Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2564 testime, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 789 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit betejën kundër KOVID-19 e kanë humbur 33 persona.
Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 63 890, numri i pacientëve të shëruar është 40 977, i të vdekurve 1 825.

Numri i rasteve aktive është 21 088.

Artikulli paraprakArbër Ademi: Maqedonia e Veriut ka bërë hapa historik drejt përmirësimit në relacionet e mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë
Artikulli tjetërBritania nis vaksinimin javën tjetër/ Indinjohen italianët: Pse britanikët e kanë kurse ne jo?