A do të dorëhiqet Muki pas shuplakës që ia dha Zaevi?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbrëmë i dha një shuplakë të nxehtë deputetit të LSDM-së Muhamed Zekirit në lidhje me deklaratat e tij se qeveria mund të mbijetojë edhe pa BDI-në.

Marketing

“Nëse i heqim 10 deputetët e BDI-së do të thotë se i kemi 58 deputetë. Prandaj kjo nuk është aq e thjeshtë. Subjektet serioze kanë qasje serioze për të gjitha problemet. Së pari të gjenden arsyet, së dyti të japin përgjigje para opinionit dhe së treti të ketë një përfundim se janë bërë gabime, të mos përsëriten”, ka thënë Zaev për deklarata skandaloze dhe të pa përgjegjshme të deputetit Muhamed Zekirit, përcjell TS.

Nuk dihet nëse pas shuplakës që mori Muki mbrëmë nga Zaev a do të dorëhiqet apo do të vazhdojë si deputet i heshtur duke mos nxituar me deklarata të tilla.

Ndryshe Muhamed Zekiri së fundmi ka një simpati për Ziadin Selën, nuk dihet nëse pas shuplakës nga Zaev të kalojë në ASH./TS/

Marketing