A do të jetë foshnja mbretërore vajzë? Në Britani nisin bastet

Teksa Dukesha e Sussex është në pritje të ëmbël, në muajin e tetë të shtatzënisë, të gjitha lajmet që vijnë nga Pallati Mbretëror janë përqendruar tek gjinia e fëmijës. Mediat britanike shkruajnë se foshnja që do bëjë prindër Dukën dhe Dukeshën e Sussexit është një vajzë.

Marketing

Sipas traditës mbretërore gjinia e foshnjës zbulohet vetëm në momentin e lindjes, por gjatë festës “baby shower” së organizuar në New Jork, mediat publikuan një fotografi ku binte në sy dekorimi me ngjyrën rozë.

Ndërkohë në Britani kanë nisur edhe bastet për emrin e fëmijës së princit Harry dhe Meghan Markle. Sipas bast-vënësve, Diana është emri më i kuotuar deri tani, në nder të princeshës së ndjerë, nënës së princit Harry. Ndërsa në krye të listës për emrat mashkullorë është Albert, që quhej bashkëshorti i mbretëreshës Victoria.

Meghan, 37 vjeçe dhe Princ Harry, 34 vjeç do të presin fëmijën e tyre të parë në muajin prill.

Thashethemet thonë se Doria Ragland, nëna e Meghan, është tashmë në Londër, por nuk ka konfirmim nga Pallati Mbretëror.

Foshnja nuk do të jetë princ ose princeshë sepse është i shtati në radhë për fronin. Këtë titull mund t’ia japë vetëm Mbretëresha Elisabet nëse bën një përjashtim.

Meghan dhe Harry kanë në plan ta rrisin fëmijën e tyre në fshat dhe jo në Londër.