Kryetari i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela gjatë qëndrimit të tij në në Kopenhagë të Danimarkës, ku me ç`raast bisedoi me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet skandinav, ndër shumë tema të tjera foli edhe për mundësin e kandidimit të një kandidati për deputet nga diaspora, nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët.

“Ne jemi duke e menduar idenë për të garuar ose jo në diasporë me kandidat për deputet të diasporës. Ne më tepër si parti jemi të udhëhequr që mos të nxjerrim kandidat. Kështu që votimi për ne këtu s`është opsion. Ne nuk do të nxjerrim kandidat këtu.

Imagjinoni kur për një deputet këtu duhet të kesh 6000 vota, ndërkohë kur njëmijë, ose dy mijë shqiptarë do të paraqiten për të votuar këtu so të humbin të drejtën për të votuar atje, kuptohet për këto zgjedhje. Po, gradualisht kështu bëhen listat dhe një ditë mund të ndodh që për të gjihë ata që s`jetojnë në Maqedoni mund edhe ti heqin. Për më tepër aty kur shkojnë të presin për të votuar dy tre mijë votues, nuk arrijnë të votojnë deri në fund. Pastaj problem tjetër është edhe përfaqësimi nëpër ambasada, ku shumica janë jo shqiptarë atëherë vjen në shprehja thënia e Stalinit “Mirë është që populli ta dijë se ka vota, mirë është që ta hedhin votën në kutim por ai që përcakton fituesin nuk është ai që voton , por ai që I numëron votat”. E atëherë ç`kuptim ka që ju të shkoni të votoni , e votat ti numëroi ai Aleksandri që punon në ambasadë.

Prandaj qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është që diaspora të vijë të votojë në vendlindje, kuptohet për të gjithë ata që kanë mundësi dhe gjithësecili që ktë rrugëtim e ka bërë edhe viteve tjera, kur kanë qenë festat e pashkëve. Ky është momenti dhe prandaj ne kemi insistuar që zgjedhjet të jenë ditën e pashkëve dhe mirë që nuk ishin në të njëjtën kohë pashkët ortodokse me ato katolike. Prandaj ne ju bëjmë apel që të vini dhe të votoni në vendlindje dhe njëkohësisht mirë është që të informoheni që kur të dalë lista votuese për shqirtim, gjithësecili ta shoh me numrin amzë, se a e ka emrin e tij në listën votuese apo jo.

Prandaj , në lidhje me këtë temë thirrja jonë është jo të paraqiteni këtu, por të vini e të votoni atje, të gjitha ata që mendojnë se duhet ta sjellin ndryshimin”, tha Sela paratë pranishmëve në këtë takim që u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës.