Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov ka folur në Alsat-M se a do të zhvillohet greva e paralajmëruar në fillim të këtij muaji, nëse nuk do të arrijnë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për rritjen e rrogave.

Sindikata kërkon 25 për qind rritje rroge, ndërsa ministria ka bërë të ditur se rritja do të jetë 10 për qind, duke filluar nga prilli i vitit 2020.

Nedelkov theksoi se Sindikata dhe Ministria gjatë kësaj jave do të zhvillojnë edhe një takim duke tentuar që të tejkalojnë dallimet dhe të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Ai tha se prindërit dhe opinioni përmes mediave do të informohen në kohë se a do të ketë grevë më 11 nëntor, ashtu si është paralajmëruar.

Artikulli paraprakQytetarët e Maqedonisë së Veriut drejtësinë po e kërkojnë në Strasburg, nga korriku gati 400 kërkesa
Artikulli tjetërTreni kaplohet nga zjarri, të paktën 64 të vdekur