A do të ketë koalicion trepalësh opozitar mes partive shqiptare?Afati skadon sonte

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk japin shumë detaje deri në çfarë faze janë bisedimet mes tyre pas ofertës së partisë së Ziadin Selës dhe afatit 48 orësh për vendim rreth koalicionit trepalësh. Nga ASH-ja njoftojnë se pas skadimit të këtij afati, do të mbajnë mbledhje të kryesisë qendrore për të shqyrtuar përgjigjet eventuale të Alternativës dhe Besës.

Marketing

Sekretari Gjeneral i Alternativës Skender Rexhepi për News33 deklaroi që në mbrëmjen e sotme do të ketë mbledhje të Kryesisë Qendrore të Alternativës dhe do të analizojnë ofertën për koalicion tre palësh të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga Alternativa, në një qëndrim të shkruar dhe jokonkret, gjatë ditës na komunikuan se kjo parti “vepron sipas asaj që ajo gjykon se është më e drejtë dhe me më shumë interes për shqiptarët në Maqedoni. Natyrisht,” thuhet në përgjigjen e tyre, “Alternativa nuk mendon se koalicionet janë temë e aritmetikës, por ato janë lëndë e mirëbesimit, parimeve dhe programeve politike…” shkruajnë nga partia e Gashit. Lëvizja Besa, një ditë më parë, në vend të ofertës dhe ultimatumit kërkoi takim trepalësh për të negociuar.

Marketing