A do të ketë masa të reja? Përgjigjet Filipçe

Tani për tani nuk do të ketë vendosje të masave të reja kundër virusit korona, por nëse përballemi me një valë të re, atëherë nga shtatori ose tetori mund të vendosen masa restriktive, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

“Vaksina nuk është e detyrueshme, por jemi duke menduar vendosjen e disa kufizimeve nga shtatori ose tetori nëse përballemi me një valë të re”, tha Venko Filipçe.

Tutje, ministri Filipçe shtoi se nuk mund të vuajmë të gjithë, sepse dikush nuk është vaksinuar.

“Ne nuk mund të jetojmë të mbyllur, bota patjetër duhet të funksionojë, të jetë e hapur… Dhe kjo është arsyeja pse duhet të vaksinohemi”, shtoi Filipçe.

Marketing