A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, Zaevi po taktizon?!

Kryeministri Zoran Zaev personalisht është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por ai nuk mund të jep një përgjigje të qartë në pyetjen e gazetarëve nëse edhe këtë vit mund tu premtojë afaristëve siç bëri në vitin e kaluar kur premtoi se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare. Zaev tha se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare i shkon në favor partisë së tij, por ky tha do të ishte një vendim egoist pasi do të pësonte rëndë ekonomia. Ai tha se për këtë temë do të hapet debate në LSDM dhe me partnerët e koalicionit në fund të këtij muaji.

Marketing

Zoran Zaev, kryeministër
“Gjithë këtë që po e bëjmë, nëse arrin sukses procesi që po e bëjmë në Kuvendin tonë por edhe në Kuvendin e Greqisë, në të gjitha vendet, por edhe në Maqedoninë tonë do të sjellë ekonomi. Të gjithë e dijmë këtë, duhet ta shfrytëzojmë ti japim shansë ekonomisë, ti mbledhim frytet e ekonomisë, nga të gjitha këto vendime kyçe që I sollëm si shtet, si popull, si Kuvend dhe si Qeveri. Unë besoj se duhet ti japim kësaj një mundësi. Partia ime bën vlerësime se tani është koha më e mirë për zgjedhje, para nesh do të ketë 4 vite të reja, kjo është shumë joshëse, por do të humb Maqedonia. Do të hapnim një zbrastirë prej 4 deri në 7 muaj që seriozisht do të ndikojë në ekonomi”.

Marketing