A do të kurorëzohet sot koalicioni VV-LDK ?

Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa do të takohen sot në tentativën e rradhës për finalizimin e koalicionit qeverisës.Takimi mësohet se do të mbahet nga ora 15:30 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Marketing

Në takimin e sotëm pritet të marrin epilog final disa çështje të cilat e kanë mbajtur peng marrëveshjen që nga fillimi, siç është posti i presidentit, si dhe kompensimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit nga rradhët e VV-së, pasi që ky post paraprakisht ishte premtuar për LDK-në.

Sidoqoftë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë ditës tha se pret që marrëveshja të arrihet sot, mirëpo se kjo varet edhe nga Vetëvendosje.

Marketing