A do të luajë CR7 kundër Barcelonës? Këto janë të rejat e fundit

Lajme të mira për Juventusin para ndeshjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Për ‘Zonjën e Vjetër’, ka shpresë për rikthimin e Cristiano Ronaldos ndaj Barcelonës dhe Lionel Messit, në garën elitare për klube evropiane.

Juventus dhe Barcelona takohet më 28 tetor, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo aktualisht po qëndron në izolim, pasi më 13 tetor është konfirmuar pozitiv në COVID-19.

Sipas medieve në Itali, Juventus i ka bërë të ditur UEFA-s se Ronaldo nuk ka simptoma të koronavirusit.

Një test negativ 24 orë para ndeshjes, do të ishte e mjaftueshme për portugezin që të luajë kundër Barcelonës.

Ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës do të jetë interesante edhe për faktin se do të viheshin përballë dy rivalët e mëdhenj, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Kjo dyshe ka mbi një dekadë që kanë dominuar futbollin botëror, duke u cilësuar si më të mirët në histori të këtij sporti.

Marketing