A do të ndryshohet emri i Federatës së Futbollit? Përgjigjet Zaev

Kryeministri publikisht kërkoi falje publike përse e përdori termin “maqedonas” në twitter për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, e kjo shkaktoi debat edhe në Kuvend.

Marketing

ANE LLASHKOVSKA, DEPUTETE E VMRO DPMNE-SË

“A nuk është turp që të kërkoni falje përse keni shkruar “Përfaqësuesja maqedonase”? Ajo përfaqësuese nuk është asgjë tjetër përveç përfaqësuese maqedonase.
Konsideroj se është turp që një Kryeministër të shkruaj publikisht se ka harruar në moshë 46 vjeçare. Kjo është shqetësuese si për shtetin, ashtu edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Deputetja e VMRO DPMNE-së, e pyeti në Kuvend, se deri ku mund të shkon me poshtërimin e Maqedonisë. E ai u përgjigj.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Sipas Marrëveshjes së Prespës, që është ligj i ratifikuar në Kuvendin tonë, është e qartë se çka është mbiemri “maqedonas” – “maqedonase” e çka është përdorimi i termit “Republika e Maqedonisë së Veriut” kur përfaqësohet shteti dhe institucionet shtetërore. Kjo është qartë e përkufizuar. Vet e thatë se në Marrëveshjen e Prespës, askund nuk është kontestuese përdorimi i termit maqedonas” – “maqedonase”. Problemi është se ju po kërkoni mënyrë se si gjithmonë të shpërndani mjegull në opinion me qasje jo të sinqertë.

Opozita nuk pajtohet as me ndryshimin e emrit të Federatës. Theksojnë se Federata i përket futbollit dhe nuk është institucion shtetëror. Për shkak të asaj që Zaev e shkroi në twitter dy ditë më parë, Kuvendi grek bllokoi ratifikimin e disa memorandumeve. Kryeministri kërkoi falje publike, duke thënë se gabimi nuk ka qenë i qëllimshëm, por se ka harruar.

Marketing