A do të përfshihen bullgarët dhe pakicat tjera në Kushtetutën e RMV-së? Përgjigjet Zaev

Kryeministri Zoran Zaev thot se bullgarët por edhe pakicat tjera si kroatët, apo malazezët, do të prëfshihen në kushtetutë por pak para anëtarësimit të vendit në BE. Madje kryemisnitri tha se edhe pot ë dëshironte qeveria aktuale nuk kam shumicë prej dy të tretave për të bërë ndryshime kushtetuese.

Marketing

“Ne nuk kemi asnjë paragjykim. Por nëse dikush kërkon që nesër ta bëjmë këtë, edhe sikur të duam, ne nuk do të mund ta bëjmë, pasi që nuk i kemi dy të tretat e votave, por duhet. Në publikisht themi se po, edhe bullgarët, kroatët, malazezët dhe egjiptianët dhe shumë bashkësi tjera etnike do të përfshihen në Kushtetuën tonë në prag të anëtarësismit tonë në BE”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Lideri i Unionit Demokrati Qytetarë Petar Kolev ka rihapur çështjen e bullgarëve në vend, duke thënë se bullgarët në RMV presin ndryshimin e Kushtetutës, ndryshim të ligjeve por edhe shpresojnë se bullgarët në këtë vend nuk do tu nënshtrohen presioneve nëse në regjistrimin dmokratik të popullatës ata vetëpërcaktohet si bullgar. Por i pyetur a duhet edhe Bullgaria të mendojë, ti përfshijë në Kushtetutën e saj, edhe maqedonasit që jetojnë atje, kryemisnitri Zaev ishte i përmbajtur.

“Kjo është e drejtë e Bullgarisë. Çdo herë është mirë të ketë reciprocitet, por përzierja në punët e brendshme të vendeve fqinje nuk është porosi e miqësisë. Kjo u mbetet atyre. E them si nevojën tonë, ndërsa jo për shkak të asaj që Bullgaria e kërkon”, theksoi Zaev.

Zaev poasht tha se shumica parlamentare do të dorëzojë amadament sa i përket propozim rezulutës së VMRO-DPMNE-së lidhur me linjat e kuqe në bisedimet me Bullgarinë, ku në rezolut do të vendoset emri Kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Marketing