A do të shkojë në burg Gordana Jankullovska?

Fati i ish ministres së Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovksa është në duart e pesë gjykatësve suprem. Gjykata më e lartë këto ditë do të vendos nëse Jankulloska do të përfundoj në burg për furnizimin joligjor për Mercedesin luksoz ku është e dënuar me 4 vjet burg. Burime nga Supremja thonë për Alsat thonë se lënda “Tanku” është në fazën përfundimtare. Jozyrtarisht, gjykatësit suprem javën e ardhshme do të takohen për të shqyrtuar kërkesën e Jankulloskën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit.

Marketing

Para Gjykatës Supreme janë tre opsione – ta vërtetojnë dënimin me burg, ta tjetërsojnë ose ta shfuqizojnë dënimin e Jankuloskës dhe ta kthejë procesin në rigjykim. Gjykata Supreme tashmë shtatë muaj nuk ka marrë vendim për rastin “Tanku”. Jankulovska kërkoi rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit në Gjykatën Supreme pasi Apeli ia vërtetoi dënimin me burg. Vetëm një javë para se të fillojë me vuajtjen e dënimit, Supremja vendosi që Jankulovska të mos shkojë në burg derisa gjykata të vendosi për kërkesën e saj.

Vendimi u mor këtë verë, kur me gjykatën udhëhiqte tashmë kryetari i shkarkuar i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski. Aktgjykimi i Jankulovskës u dha nga Gjykata Penale e Shkupit në tetor 2018, kur ajo u dënua me gjashtë vjet burg në një procedurë të veçantë për rastin “Tanku”. Pesë muaj më vonë, për të njejtën lëndë Gjykata e Apelit konfirmoi se Janlullovska ka abuzuar me pozitën e saj zyrtare, por ia zvogëloi dënimin nga gjashtë në katër vjet burg. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar gjithashtu në rastin Tanku. Ai u arratis nga Hungari në nëntor të vitit 2018, kur duhej të paraqitet në burg, për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg. Në rastin Tanku, i vetmi që përfundoi në burg është ish-ndihmës ministri në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg.

Marketing