A do të shtyhen zgjedhjet e 12 Prillit? Nesër Spasovski mbledh liderët në takim

Kryeministri Oliver Spasovski për të enjten në ora 13 caktoi takim për koordinim me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me realizimin e masave qeveritare për koronavirusin.
Në koordinim, siç njoftuan nga Qeveria, të pranishëm do të jenë liderët dhe plus një përfaqësues i parties, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, BESA, PDSH, Aleanca, Alternativa.

Marketing

Por, Kovid-19 jo vetëm që ka izoluar njerëzit në shtëpi, por vë në pikëpyetje edhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Edhe pse institucionet relevante këshillojnë të mos bëhet panik, masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit Korona, do t’i ulin në tavolinë kryeministrin teknik dhe liderët e partive më të mëdha në vend për të diskutuar dhe sjellë vendime konkrete sa i përket procesit zgjedhor.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk precizoi nëse ka gjasa të shtyhen zgjedhjet, por që theksoi se situata është e paparashikueshme.Edhe pse nuk dihet se çfarë vendimi do të dalë nga takimi i liderëve, nga BDI thonë se shkaku i situatës në vend ka reduktuar në minimum aktivitetet e tyre.

“Për shkak të gjendjes aktuale takimet, tubimet e mëdha me qytetarë tash më janë anuluar, kemi aktivitetet të rregullta si parti, por mundohemi që t’i mbajmë me numër sa më të vogël dhe deri më tani kanë dhënë efektin e duhur.”,- tha Arbër Ademi nga BDI.